Trajneri i Prishtinës: S’kemi probleme financiare, duam ta fitojmë Kupën - Gazeta Express
string(69) "trajneri-i-prishtines-skemi-probleme-financiare-duam-ta-fitojme-kupen"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 10:04

Trajneri i Prishtinës: S’kemi probleme financiare, duam ta fitojmë Kupën

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 10:04

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka qenë mbrëmë mysafir special në emisionin “Favorit” në T7, që njëherësh ishte edhe hera e parë që del në një emision sportiv televiziv në Kosovë.

Trajneri nigerian foli për gjendjen aktuale në klubin kryeqytetas, duke siguruar që lojtarëve nuk u ka rroga borxh klubi, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, ish-trajneri i Tiranës e zuri në gojë edhe trofeun që po synojnë ta fitojnë Bardhekaltrit në këtë pjesë finale të sezonit, respektivisht Kupën e Kosovës, ku janë kualifikuar në finale dhe ku do të përballen me Ballkanin.

Përmes Kupës, Prishtina synon të dalë edhe në garat evropiane.

“Kryetari i ka kryer obligimet dhe i ka shlyer disa borxhe që i kishte klubi paraprakisht. Nga ana financiare nuk e kemi pasur asnjë problem. Kjo ka qenë pyetja e parë që e kam bërë, pra do ta merrja drejtimin e skuadrës vetëm nëse lojtarët paguhen me rregull. Deri tash ka qenë nën kontroll, nuk ka pasur shumë probleme”, deklaroi Egbo në “Favorit”.

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur pasi kemi mbërri në finale. Duam ta fitojmë Kupën, do të ishte diçka e bukur për klubin e Prishtinës”, vazhdoi trajneri nigerian.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/