Kurti këmben letra me Lajçakun: Do ta bëj shpejt ekipin për dialog, unë drejtues, Thaçi anëtar - Gazeta Express
string(92) "kurti-kemben-letra-me-lajcakun-do-ta-beje-shpejt-ekipin-per-dialog-une-drejtues-thaci-anetar"

Kurti këmben letra me Lajçakun: Do ta bëj shpejt ekipin për dialog, unë drejtues, Thaçi anëtar

Gazeta Express

08/04/2020 14:51

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër, Kurti e ka informuar Lajçakun për situatën lidhur me koronavirusin në vend.

Lexo Edhe:

Kryeministri në detyrë ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se aty nuk duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore. Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të themelojë ekipin negociator që do ta udhëheq ai, e se në të do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kësaj letre të Kurtit i është përgjigjur përfaqësuesi special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Në letrën e tij, Lajcak shkruan se emërimi i tij jep sinjale për angazhimin e BE-së në dialog.

Ai thotë se veprimi i Qeverisë për heqjen e taksës është shenjë e parë e vullnetit për t’u rikthyer në dialog.

“Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime; Do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem.

Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress/