Gashi: Kurti ishte futur në paranoja, nuk bëri asnjë veprim për ta ruajtur qeverinë - Gazeta Express
string(81) "gashi-kurti-ishte-futur-ne-paranoja-nuk-beri-asnje-veprim-per-ta-ruajtur-qeverine"

Gashi: Kurti ishte futur në paranoja, nuk bëri asnjë veprim për ta ruajtur qeverinë

Gazeta Express

02/04/2020 21:41

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ishte futur në paranoja para rrëzimit të qeverisë dhe se nuk ka bërë asnjë veprim për ta ruajtur shëndetin e qeverisë.

“Sjellja e kryeministrit ishte e paarsyeshme, ishte futur në paranoja para rrëzimit të qeverisë”, është shprehur Gashi.

Lexo Edhe:

Gashit gjithashtu tha se “Ne si LDK kishim dilema nëse Vetëvendosja ishte e gatshme për të qeverisur”, dhe se “Kurti s’ishte në gjendje ta vlerësojë realitetin”.

Tutje, Gashi kritikoi Kurtin kur tha se si kryeministër gaboi kur shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme në kohën e pandemisë.  

“Ministri e ka shkarkuar ministrin e brendshëm në kohën e pandemisë. Ky veprim nuk arsyetohet”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi tha se Kurti nuk ka marrë asnjë veprim për ta ruajtur shëndetin e qeverisë.

“Nëse Veliu ka thanë deklaratë të gabuar, Kurti ka dhënë deklaratë shumëfish më të gabuar. Kurti nuk ka bërë asnjë veprim për të ruajtur shëndetin e qeverisë”, shtoi Gashi.