Shërohet nga koronavirusi banori i Petrovës së Shtimes - Gazeta Express
string(54) "sherohet-nga-koronavirusi-banori-i-petroves-se-shtimes"

Shërohet nga koronavirusi banori i Petrovës së Shtimes

Gazeta Express

01/04/2020 20:12

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka bërë të ditur se është shëruar banori i fshatit Petrovë, i cili ishte prekur me koronavirus.

“Posa mbarova bisedën telefonike, direkte me banorin e fshatit Petrovë të Shtimes, i cili po trajtohej në Klinikën Infektive në Prishtinë, i diagnostifikuar me COVID-19 dhe mësova se në testin e dytë që kishte ka rezultuar negative dhe së shpejti pritet të lirohet dhe të kthehet në shtëpinë e tij shëndoshë e mirë”.

Lexo Edhe:

“Të shëruarit dhe familjes së tij ju dëshiroj gjithë të mirat, ndërsa banorëve të Shtimes dua t’ju përcjell porosinë se disiplina dhe përmbajtja e udhëzimeve shpërblehet me rezultate. Andaj vazhdoni qëndrimin në shtëpitë tuaja. Rri n’shpi”, ka shkruar Ismajli në Facebook.