Breshka e rrallë bie në rrjetet e peshkatarëve në Durrës - Gazeta Express
string(56) "breshka-e-rralle-bie-ne-rrjetet-e-peshkatareve-ne-durres"

Breshka e rrallë bie në rrjetet e peshkatarëve në Durrës

Gazeta Express

01/04/2020 13:20

Një breshkë e tipit Gareta ka rënë në rrjetet e peshkatarëve të Bisht Pallës ne Durres.

Breshka mesdhetare ka si habitet zonën e Gjirit të Lalezi, Kepin e Rodonit dhe zonën bregdetare të Patogut është kapur në rreth 30 m thellësi dhe 2 km larg bregut.

Lexo Edhe:

Pasi është nxjerrë në breg, breshka është pastruar dhe më pas është lënë e lirë nga peshkatarët.

Breshka ishte afro 1 m e gjatë dhe peshonte rreth 70 – 80 kg.