Reagim i Gazetës Express: Z.Martens miqtë shqiptarë po ju gënjejnë! - Gazeta Express
string(65) "reagim-i-gazetes-express-z-martens-miqte-shqiptare-po-ju-genjejne"

Reagim i Gazetës Express: Z.Martens miqtë shqiptarë po ju gënjejnë!

Gazeta Express

29/02/2020 13:57

Të premten gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka publikuar një artikull në të cilin flitet për kundërshtimin e hapur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ia bën Uashingtonit dhe emisarit të Trump për dialogun,  Richard Grenell, në kërkesën për heqje të menjëhershme të taksës pa kushte shtesë.

Të njëjtin artikull Gazeta Express vetëm e ka përkthyer në gjuhën shqipe duke i vendosur të njëjtin titull origjinal që i ka vendosur vetë gazeta gjermane.

Lexo Edhe:

“KOSOVO IM KONFLIKT MIT AMERIKA: Herr Kurti macht einen ernsthaften Fehler“, është titulli origjinal i FAZ, i cili është shfaqur edhe në Gazetën Express “Gazeta prestigjioze gjermane: Kosova në konflikt me Amerikën “Albin Kurti po bën një gabim serioz”.

Një ditë pasi Gazeta Express ka publikuar artikullin, Martens ka bërë një sqarim se nuk ka agjendë kundër Kurtit duke thënë se miqtë shqiptarë i ka thënë se shkrimi i tij në Kosovë është shtrembëruar.

Me gjasë Martens këtë shpjegim u ka dhënë militantëve të VV’së të cilët me si duket e kanë sulmuar për shkrimin, por nuk dihet se pse ai ka rënë pre e gënjeshtrave te miqve shqiptarë dhe nuk e ka verifikuar vet përkthimin.

Martens nuk ka treguar se kush e kontaktuar, vetëm ka dhënë shpjegimin se bëhet fjalë për shqiptarë që e njohin gjuhën gjermane, duke konfirmuar kështu se një konstatim të tillë për shtrembërim të artikullit nuk e ka nxjerrë vet.

Z.Martens, miqtë shqiptarë po iu gënjejnë !

Artikulli i FAZ i përkthyer dhe i përshtatur nga gjuha gjermane në shqip që është publikuar në Gazetën Express është plotësisht në përputhje me shkrimin origjinal.

Përveç titullit, në pjesën e parë të tekstit të FAZ shkruhet për reagimin e ashpër në twitter të emisarit Richard Grenell ndaj qeverisë së Kosovës duke qenë se për herë të parë ka dalë hapur kundër Washingtonit.

Tutje thuhet se Albin Kurti duket se po shkon drejt një konflikti me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Siç shkruan FAZ një gjë e tillë është e pa parë ndonjë herë, pasi sipas gazetës gjermane të gjithë kosovarët e dinë që liria e Kosovës nga Beogradi ka ardhur si pasojë e bombardimeve të NATO’së dhe se pavarësia e Kosovës gjithashtu është si rezultat i përkushtimit të SHBA’së.

 Pas kësaj në artikullin e FAZ me autor Michel Mertens thuhet se s’ka ndodhur që një kryetar i qeverisë ta kundërshtojë dhe injoroj hapur Washingtonin.

Sipas artikullit një gjë e tillë ndodhi kur në Prishtinë Kurti prezantoi planin e tij 7 pikësh për heqje të pjesshme të taksës, pavarësisht kërkesës së SHBA’së që tarifa 100 % të hiqet menjëherë dhe pa kushte shtesë.

“Offene Opposition gegen Washington hat bisher kein Regierungschef in Prishtina gewagt. Danach sah es aber aus, als Kurti am Mittwoch in einem Sieben-Punkte-Plan seine neue Politik gegenüber Serbien vorgestellt und dabei amerikanische Vorgaben offen ignoriert hatte”, thuhet në shkrim origjinal të FAZ./GazetaExpress/