Kriminaliteti, Lleshaj: S’mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se i arrijmë rezultatet - Gazeta Express
string(90) "kriminaliteti-lleshaj-smund-te-themi-se-jemi-mire-por-kemi-treguar-se-i-arrijme-rezultatet"

Kriminaliteti, Lleshaj: S’mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se i arrijmë rezultatet

Gazeta Express

29/02/2020 11:50

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste duke deklaruar se Shqipëria nën qeverisjen e të majtëve është bërë më e sigurt.

Lleshaj shtoi se treguesit e kriminalitetit janë ulur në minimumet e tyre, duke numëruar se sot ka 45% më pak vrasje apo 21% më pak aksidente rrugore. Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm tha se “Nuk mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se mund të shkojmë aty ku duam, do t’i thellojmë më tej sukseset”.

Lexo Edhe:

“Kjo Shqipëri është më e sigurt. Operacionet e Policisë kanë goditur fort. OFL ka filluar të çmontojë me forcë krimin. Të gjithë treguesit e kriminalitetit janë në minimumet e tyre. 45% më pak vrasje, 21% më pak aksidente rrugore. Kemi zhbërë historinë e kanabisit në vendin tonë. Kemi arritur të pastrojmë rrugët nga murtaja e basteve, që çuan shumë qytetar në zgrip të ekzistencës. 82% më shumë turistë për shkak të sigurisë. Nuk mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se mund të shkojmë aty ku duam, do t’i thellojmë më tej sukseset. Lufta kundër krimit të organizuar ka hyrë në fazë historike, do ta zhbëjmë modelin e biznesit të ngritur mbi krim, dekurajon investimet e huaja, prandaj do të shkatërrojmë të parin, për t’i hapur rrugë të dytit. OFL një tjetër dëshmi se jemi serioz dhe të vendosur për një Shqipëri më të lirë dhe të drejtë. Ky operacion është receta unike për një Shqipëri më të mirë nga krimi”, tha Lleshaj.