Hoti flet për sulmin që iu bë me vezë, thotë se ia cenuan pakëz lirinë e lëvizjes - Gazeta Express
string(80) "hoti-flet-per-sulmin-qe-iu-be-me-veze-thote-se-ia-cenuan-pakez-lirine-e-levizjes"

Hoti flet për sulmin që iu bë me vezë, thotë se ia cenuan pakëz lirinë e lëvizjes

Gazeta Express

27/02/2020 22:01

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka folur për rastin kur u gjuajt me ve nga persona të panjohur, derisa ky po shkonte në punë.

Hoti tha se nuk e din se kush ishin personat që e kanë sulmuar, megjithatë zyrtarë të partive tjera me deklaratat e tyre kanë treguar autorësinë.

Lexo Edhe:

“Nuk e di kush kanë qenë personat. Deklarimet e zyrtarëve të partive të tjera treguan autorësinë. Daut Haradinaj ka thënë se mirë ia kanë bërë”, është shprehur Hoti.

Hoti tha se veprimi i tyre vetëm ia kanë cenuar pakëz lirinë e lëvizjes.  

“Prej 2006 frekuentoj atë rrugë çdo mëngjes në këmbë, ma kanë cenuar pakëz lirinë e lëvizjes”, shtoi Hoti.