Fetahu i PDK’së ua shpalos programin e tij qytetarëve të Podujevës - Gazeta Express
string(65) "fetahu-i-pdkse-ua-shpalos-programin-e-tij-qytetareve-te-podujeves"

Fetahu i PDK’së ua shpalos programin e tij qytetarëve të Podujevës

Gazeta Express

26/02/2020 22:36

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu, ka treguar se ku do të fokusohet programi i tij me të cilin synon që t’i fitojë zgjedhjet e 15 marsit.

“Unë i siguroi qytetarët se nuk do të ketë hakmarrje siç po ndodh aktualisht në sektorin e arsimit. Megjithatë do t’i ndëshkojë ata që nuk e kryejnë punën si duhet, pa dallime partiake”, është shprehur Fetahu.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se programi i tij do të fokusohet në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe diasporën.

“Programi im do të fokusohet në mbështetjen e bizneseve të vogla, krijimin e vendeve të reja të punës, rikthimin e atyre që e kanë lëshuar Podujevën, brenga jonë më e madhe është diaspora”

Gjendejn e Komunës së Podujevës, Fetahu e quajti të patolerueshme.

“Është e patolerueshme gjendja e Komunës sonë, unë premtoj se do ta ndryshojë këtë gjendje nga 15 tetori. Nuk mund të pajtojë me gjendjen në të cilën është Podujeva”, shtoi Fetahu.