Hekuran Murati tregon se pse VV nuk po heq dorë nga kryeparlamentari - Gazeta Express
string(68) "hekuran-murati-tregon-se-pse-vv-nuk-po-heq-dore-nga-kryeparlamentari"

Hekuran Murati tregon se pse VV nuk po heq dorë nga kryeparlamentari

Gazeta Express

29/01/2020 21:07

Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, ka traguar në emisionin Pressing në T7 se pse Glauk Konjufca nuk largohet nga posti i kryeparlamentarit, për të plotësuar një kusht të LDK’së për të lidhur koalicion.

Sipas tij, problemi nuk qëndron tek fakti se LDK po kërkon kryeparlamentarin, por që ata po kërkojnë edhe postin e presidentit domosdo.

Lexo Edhe:

“Po e them këtë, dhe po i citoj fjalët e atyre, ‘ose e marrim postin e presidentit ose shkojmë në opozitë”, thotë Murati.

Tutje ai thotë se LDK vetë e votoi Konjufcën në pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“VV asnjëherë nuk ka pretenduar postin e presidentit”, shton ai.

“Presidentin nuk kemi dashur ta fusim në koalicion. Këtë e ka pranuar edhe LDK’ja”

LDk ka kërkuar që të i kthehet posti i kryeparlamentarit, që i ishte premtuar nga VV’ja nëse arrihet marrëveshja, dhe të mbajë atë një vit deri në kohën kur zgjedhjet presidenti. /Express/