Grenell ia thotë në sy Vuçiqit: Ndaleni fushatën kundër pavarësisë së Kosovës - Gazeta Express
string(76) "grenell-ia-thote-ne-sy-vuciqit-ndaleni-fushaten-kunder-pavaresise-se-kosoves"

Grenell ia thotë në sy Vuçiqit: Ndaleni fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

Gazeta Express

24/01/2020 10:59

Përfaqësuesi Special i Donald Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, sot në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Grenell para syve të Vuçiqit ka bërë thirrje që Serbia të ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën

Në një konferencë të përbashkët për media, Grenell ka thënë se nuk ka ndonjë plan apo agjendë të caktuar, por ka ardhur në Prishtinë dhe Boegrad për t’i shtyrë përpara dy palët dhe për t’i inkurajuar të arrijnë atë që dëshirojnë, dhe mbi të gjitha për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin të punojnë në ekonomi dhe të krijojnë mundësi për rininë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, presidenti i Serbisë ka folur rreth problemeve që i ka shkaktuar taksa duke thënë se kanë humbur nga 1 milion çdo ditë që nga marrja e atij vendimi.

Kreu i shtetit serb, gjithashtu, ka thënë se ka diskutuar me Grenellin edhe çështjen e hekurudhës Beograd – Prishtinë, por ka thënë se është e rëndësishme që të hiqet taksa, pasi, sipas tij, s’ka sens të ketë një hekurudhë mes dy shteteve pa pasur se çfarë të transportosh.

Kur ka folur për marrëveshjen ajrore Prishtinë – Beograd, Vuçiq ka thënë se është e nevojshme të arrihet edhe një marrëveshje mes drejtoratit të Aviacionit Civil dhe KFOR-it dhe adoptimi i një marrëveshje të tillë në Kuvendin e Serbisë. /GazetaExpress/