Qeveria e Spanjës me procedurë të shpejtë ratifikon protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO - Gazeta Express
string(97) "qeveria-e-spanjes-me-procedure-te-shpejte-ratifikon-protokollin-per-anetaresimin-e-rmv-se-ne-nato"

Qeveria e Spanjës me procedurë të shpejtë ratifikon protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO

Gazeta Express

22/01/2020 14:43

Qeveria e kryeministrit të ri të Spanjës, Pedro Sançez ka kërkuar në Kuvendi që Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të ratifikohet me procedurë urgjente, duke e pasur parasysh faktin se Spanja është vendi i fundit nga 29-të, anëtaret e NATO-së që nuk e ka bërë këtë, njoftojnë mediat spanjolle.

“Është e nevojshme që Ratifikimi të bëhet me procedurë urgjente me qëllim që të mos zgjate përpjekjet e Spanjës si aleatë në NATO për pranimin e Maqedonisë në Aleancën”, thuhet në shpjegimin e qeverisë spanjolle.
Qeveria në Maqedoni në qershor ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për ratifikimin e protokollit, por për shkak shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 10 nëntor, procedura ishte ndërprerë./GazetaExpress/

Lexo Edhe: