Besimtarët ortodoksë festojnë Ujin e Bekuar - Gazeta Express
string(43) "besimtaret-ortodokse-festojne-ujin-e-bekuar"

Gazeta Express

19/01/2020 13:48

Besimtarët ortodoksë festojnë Ujin e Bekuar

Gazeta Express

19/01/2020 13:48

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën Ujit të Bekuar, e cila festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së kryqit në ujë që e kryen kisha në këtë ditë.

Tradicionalisht, në lumenjtë hidhen kryqe, ndërsa ai që do ta kapë Kryqin e shenjtë, besohet se do ta ndjekë fati dhe mirëqenia gjatë tërë vitit. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me Krishtin, ndërkaq besohet se me lëshimin e kryqit ujërat shenjtërohen dhe bëhen të shërueshme.

Lexo Edhe:

Si edhe gjatë viteve të kaluara, më masovike festa pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër. Në Shkup janë paraqitur 140 qytetarë për pjesëmarrje në manifestimin “Uji i bekuar 2020”.

Manifestimi qendror në Shkup do të mbahet në mesditë kur arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do ta hedhë kryqin në Vardar nga ura afër hotelit “Holidej In”./GazetaExpress/