Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit tek “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e policisë së Durrësit - Gazeta Express
string(99) "kryemadhi-ne-5-te-mengjesit-tek-mira-mare-kishte-ulerima-lajmerova-drejtorin-e-policise-se-durresit"

Kryemadhi: Në 5 të mëngjesit tek “Mira Mare” kishte ulërima, lajmërova drejtorin e policisë së Durrësit

Gazeta Express

12/12/2019 22:29

Në emisionin “Open”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ka njoftuar që në orën 5 pa 5 drejtorin e policisë së Durrësit se në Hotel ‘Mira Mare’ mund të kishte viktima.

Më informuan se kishte ulërima dhe në orën 5:01 u lidha në telefon me drejtorin e Policisë së Durrësit, u shpreh Kryemadhi.

Lexo Edhe:

“Unë kam çuar mesazh në 5 të mëngjesit për Mira Maren, sepse kishte ulërima. Thonin banorët dhe dolën të gjithë të vdekur nga ai hotel.

Që në 5 pa 5 kam njoftuar. Nuk e di a kanë vajtur, por unë kam njoftuar në këtë orë kryetarin e grupit të shoqërimit të z. Meta dhe I kam kërkuar të më njoftojë nëse do të njoftonte drejtorin e Policisë së Durrësit. U lidha me drejton e Policisë së Durrësit në orën 5 e 1 minutë të mëngjesit, më 26 nëntor”, tha kryetarja e LSI.