Dimitrov: Maqedonia e Veriut tashmë 12 vite përgatitet për procesin e integrimeve - Gazeta Express
string(80) "dimitrov-maqedonia-e-veriut-tashme-12-vite-pergatitet-per-procesin-e-integrimeve"

Dimitrov: Maqedonia e Veriut tashmë 12 vite përgatitet për procesin e integrimeve

Gazeta Express

07/12/2019 10:06

Nikolla Dimitrov, Ministri i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut kërkoi nga Komisioni Evropian që sa më shpejtë të paraqet para vendeve anëtare propozimin e tij për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të vendeve në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk

“Maqedonia e Veriut, përmes procesit të stabilizimit dhe asociimit, 15 vite po përgatitet për anëtarësim dhe ka arritur nivel të lartë të harmonizimit në shumë sfera të legjislacionit të BE-së. Duke pasur parasysh edhe hapat e guximshëm dhe historik në tejkalimin e çështjeve të ndjeshme bilaterale, vendi pa kurrfarë dilemash e meritoi fillimin e negociatave”, tha Dimitrovi.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se janë të mirëseardhur gjithë propozimet që janë në favor për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Gjithashtu ai potencoi se integrimi ekonomik nuk është i pranueshëm përball anëtarësimit të plotfuqishëm.

“Perspektiva e qartë evropiane dhe qëllimi final për anëtarësim të plotfuqishëm duhet të konfirmohen padyshim me vepra konkrete, sepse e njëjtë është me interes të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për BE-në. Pa atë perspektivë të qartë përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të tjera bilaterale me rëndësi në rajon do të mbeten të pakuptimta”, vlerësoi Dimitrovi.