Basha: Durrsakët enden rrugëve, shteti nuk ka kryer akoma vlerësimin e banesave - Gazeta Express
string(77) "basha-durrsaket-enden-rrugeve-shteti-nuk-ka-kryer-akoma-vleresimin-e-banesave"

Basha: Durrsakët enden rrugëve, shteti nuk ka kryer akoma vlerësimin e banesave

Gazeta Express

05/12/2019 21:11

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin se qytetarët e Durrësit enden sërish rrugëve pasi akoma nuk ka përfunduar vlerësimi i banesave të prekura nga tërmeti.

Në një postin në rrjetin sociale, Basha shkruan se vlerësimi i banesave nuk ka përfunduar ende dhe kjo ka bërë që banorët të ndjehen të pasigurt për tu kthyer në apartamentet e tyre dhe kanë ditë të tëra që flenë me fëmijët në çadra ose makina.

Lexo Edhe:

STATUSI:

Qeverisja lokale dhe qendrore e ka për detyrë tu vijë në ndihmë dhe tu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë, dhe tani më shumë se kurrë për shkak të traumës që kanë kaluar nga tërmeti.

Vlerësimi i pallateve dhe shtëpive është i domosdoshëm dhe duhet të kryhet pa vonesa. Për këtë arsye qeveria duhet të angazhojë pa humbur kohë inxhinierët që janë të gatshëm të kontribojnë. Organizimi dhe autorizimi shtetëror i një kontigjenti prej 500 inxhinierësh të gatshëm të angazhohen, do të mundësonte përfundimin pa sorollatje të vlerësimit të çdo objekti të dëmtuar nga tërmeti, në mënyrë që qytetarëve tu jepet qartësi dhe siguri.