Sonte Filharmonia e Kosovës mban koncertin përmbyllës të muajit maj - Gazeta Express
string(67) "sonte-filharmonia-e-kosoves-mban-koncertin-permbylles-te-muajit-maj"

Sonte Filharmonia e Kosovës mban koncertin përmbyllës të muajit maj

Arte

Gazeta Express

29/05/2023 15:34

Sonte me fillim nga ora 20:00, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncertin përmbyllës të muajit maj në kuadër të sezonit 2022/2023.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në këtë koncert, i cili organizohet në bashkëpunim me Chopin Piano Fest – Prishtina, vjen me një program të veçantë. Nën drejtimin e mjeshtrit britanik Robert Guy, orkestra do të interpretojë ‘Finlandia’ nga Jean Sibelius si dhe premierën kosovare të ‘Koncert për piano nr. 3’ nga Sergei Rachmaninoff në interpretimin e pianistit emiment Peter Donohoe.

Lexo Edhe:

/Express/