Ndotja akustike / Hapësira 17 - Gazeta Express
string(27) "ndotja-akustike-hapesira-17"

Ndotja akustike / Hapësira 17

Arte

Gazeta Express

10/05/2023 15:24

Sot në Galerinë 17, në ‘studio të hapur’ Zanë Xhuli shpalos hulumtimin e saj mbi ndotjen akustike në kryeqytet.

Ky hulumtim synon të përcaktojë nivelet e ndotjes akustike në disa lokacione në Prishtinë dhe të shqyrtojë dëmet potenciale që ajo mund të shkaktojë në shëndetin njerëzor. Për këtë qëllim, Zanë Xhuli është duke bërë matje të niveleve të zhurmës në disa lokacione të zgjedhura të qytetit, të cilat përfshijnë zona me lëvizje më të mëdha të makinave dhe zonat me aktivitet të qeta publike për të bërë një krahasim. Zana tashmë ka bërë një regjistrim audio në këto lokacione, duke përdorur pajisje të specializuara për të matur dhe regjistruar zhurmën.

Lexo Edhe:

Prezantimi i kësaj pune do të jetë një inkuadrim bashkëpunues mes pjesëmarrësve dhe këtij hulumtimi, i cili deri më tani përfshinë audio incizime bashkë me matjet e decibelëve në territorin e Prishtinës. Paraqitja e kësaj pune do të jetë mesatarisht minimale, në mënyrë që të lihet hapësirë për interaksion me pjesëmarrësit/et në editimin e listës së bërë për mbrojtjen dhe shmangien e ndotjes akustike në Prishtinë.

Diskutimi fillon nga ora 16:00.

/Express/