Koeman e konfirmon lëndimin e De Jong, mesfushori i Barcelonës nuk do të grumbullohet me Holandën - Gazeta Express
string(96) "koeman-e-konfirmon-lendimin-e-de-jong-mesfushori-i-barcelones-nuk-do-te-grumbullohet-me-holanden"

Koeman e konfirmon lëndimin e De Jong, mesfushori i Barcelonës nuk do të grumbullohet me Holandën

Sport

Gazeta Express

20/03/2023 23:48

Frenkie de Jong nuk do t’i bashkohet Holandës për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

De Jong u ftua nga Ronald Koeman për ndeshjet ndaj Francës dhe Gjibraltarit, por ai tani nuk do t’i bashkohet “Tulipanëve”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Koeman konfirmoi se mesfushori ka pësuar një lëndim nga “El Clasic” që do t’ia pamundësojë atij të jetë gati për ndeshjet në fjalë.

Sipas mediumit holandez, “De Teleggraaf”, 25-vjeçari do të mungojë dy javë.

Kjo nënkupton se De Jong do t’i mungojë edhe Barcelonës në ndeshjen ndaj Elches, si dhe potencialisht kundër Real Madridit, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. /Gazeta Express/