Filharmonia e Kosovës prezanton dy koncerte në Portugali - Gazeta Express
string(56) "filharmonia-e-kosoves-prezanton-dy-koncerte-ne-portugali"

Filharmonia e Kosovës prezanton dy koncerte në Portugali

Arte

Gazeta Express

20/03/2023 14:32

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantohen me dy koncerte në Portugali.

Të hënën nga ora 19:00 në Qendrën Kulturore Belem në kuadër të Javës Kulturore të Kosovës, Orkestra dhe Kori në drejtimin e Baki Jasharit do të intepretojnë vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri dhe Karl Jenkins.

Lexo Edhe:

Dy ditë më vonë Filharmonia do të prezantohet me koncert edhe në Katedralen e qytetit të Bragas prej orës 21:30.

/Express/