Në Mitrovicë sot u mbajt fokus grupi “Hartimi i Strategjisë për Kulturë 2023-2025” - Gazeta Express
string(80) "ne-mitrovice-sot-u-mbajt-fokus-grupi-hartimi-i-strategjise-per-kulture-2023-2025"

Në Mitrovicë sot u mbajt fokus grupi “Hartimi i Strategjisë për Kulturë 2023-2025”

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 16:03

Sot në hapësirat e Hotel Palace në Mitrovicë, u mbajt fokus grupi “ Hartimi i Strategjisë për Kulturë 2023-2025”.

Gjatë këtij takimi ku fasilitues ishin 7 Arte në bashkëpunim me DKRS, u punua drejt hartimit të një plani të veprimit për koordinimin, planifikimin dhe përmirësimin e politikave kulturore që do ti shërbenin hartimit të Strategjisë për kulturë 2023-2025, e që janë në interes të zhvillimit të jetës kulturore në Komunën e Mitrovicës. Poashtu u trajtua analiza e gjendjes faktike në sektorin e kulturës si dhe nevojat për ndërhyrje në gjendjen ekzistuese.

Lexo Edhe:

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga institucione publike si DKRS.

Në fund të këtij fokus grupi frytdhënës, pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimsinë e takimeve të përbashkëta për përfundimin e pikave tjera të agjendës së paraparë.

Ky aktivitet u mbajt në kuadër të projektit “Partneriteti Publik Qytetar për Qeverisje Inovative të Infrastrukturës Publike në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë” mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Komuna e Mitrovicës.