Filharmonia e Kosovës në prezantimin e parë në Viti - Gazeta Express
string(51) "filharmonia-e-kosoves-ne-prezantimin-e-pare-ne-viti"

Filharmonia e Kosovës në prezantimin e parë në Viti

Arte

Gazeta Express

26/01/2023 14:28

Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës pas prezantimit në Kamenicë, të premten mbrëma ka mbajtur koncertin e dytë për vitin 2023 në shtëpinë e kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.

Në drejtimin e tre dirigjentëve Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla dhe me solistë sopranon Adelina Paloja, tenorin Liridon Sadriu dhe klarinetistin Shkumbin Bajraktari, Orkestra është mirëpritur me ovacione nga publiku. Kjo në kuadër të programit ‘Filharmonia në lëvizje’ që ka për synim afrimin e publikut jashtë kryeqendrës me Filharmoninë, inspirimin e të rinjve në qendra të ndryshme të Kosovës që të shohin si mundësi orientimin në edukim muzikor dhe nxitjen për krijimin e ansambleve nëpër qytete të ndryshme në vend. “Nga bota e re” do të jetë koncerti i radhës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë të dielën më 29 janar, ku do të interpretohen veprat e Antonin Dvorak, Joaquin Rodrigo dhe Kreshnik Aliçkaj. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti izraelito-gjerman, Maayan Franco, e orkestrës në rolin e solistit do t’i bashkohet maestroja në kitarë, Petrit Çeku.

Lexo Edhe:

/Express/