Dodik ‘preket’ me kryeministrin malazez: Mbështetja e rezolutën për Srebrenicën nga Mali i Zi, është moralishtdhe historikisht katastrofike - Gazeta Express
string(135) "dodik-preket-me-kryeministrin-malazez-mbeshtetja-e-rezoluten-per-srebrenicen-nga-mali-i-zi-eshte-moralishtdhe-historikisht-katastrofike"

Dodik ‘preket’ me kryeministrin malazez: Mbështetja e rezolutën për Srebrenicën nga Mali i Zi, është moralishtdhe historikisht katastrofike

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 8:09

Duket se presidenti i etnitetit të RS-së në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik, është hidhëruar shumë me një deklaratë të kryeministrit malazez Milojko Spajiq.

Ky i fundit tha se do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën.

Lexo Edhe:

Ky veprim nuk i ka pëlqyer Dodikut i cili kërcënoi dhe ofendoi, sic e ka zakon.

“Mbështetja e rezolutës është moralisht, politikisht dhe historikisht katastrofike”, tha Dodik.

“Po të mos merrnin parasysh stigmën që kjo rezolutë i imponon gjithë popullit serb, së paku do të mund ta pyesnin veten se si do të ndiheshin afro 40 për qind e qytetarëve malazezë që identifikohen si serbë”, tha Dodik në llogarinë e tij X.

Dodik tha se Millo Gjukanoviq u mposht në zgjedhje, por për fat të keq fitoi politika, e cila si rregull është në dëm të serbëve në Mal të Zi.

“Këtë e ka konfirmuar kryeministri Spajiq sonte” – tha Dodik.