“Aleksandar Vulin një ditë do të përgjigjet për tradhtinë e lartë të Serbisë, sepse është spiun rus” - Gazeta Express
string(97) "aleksandar-vulin-nje-dite-do-te-pergjigjet-per-tradhtine-e-larte-te-serbise-sepse-eshte-spiun-rus"

“Aleksandar Vulin një ditë do të përgjigjet për tradhtinë e lartë të Serbisë, sepse është spiun rus”

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 8:04

Koalicioni i organizatave joqeveritare Qytetarët e Vojvodinës i kanë thënë ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, se një ditë do të përgjigjet për tradhtinë e lartë të Serbisë, sepse është spiun rus dhe do të përgjigjet edhe për faktin se po përpiqet ta mbuluoje rolin e tij në regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviqit dhe Mirjana Markoviqit.

“Pra, Vulin po më kërcënon sërish, nuk do të donte që as unë, as njerëz si unë të mos ekzistojmë në Serbi, të jenë të vdekur si shokët tanë në Rusinë e Putinit. Por ne nuk do të heshtim dhe do të vazhdojmë të kujtojmë se kush ishin çnjerëzit si ai në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kush janë bashkëpunëtorë në krimet e luftës, cilët janë frymëzuesit. Po përgatis padi të shumta kundër të gjithë atyre që punuan dhe po punojnë kundër meje dhe familjes sime, kolegëve të mi gazetarë e profesorë, studentëve tanë… Por, më e rëndësishme se kaq është që Vulin të mbajë përgjegjësi për tradhti të lartë”, tha Drejtori i programit të NDNV dhe profesori universitar Dinko Gruhonjiq, në lidhje me kërcënimet e reja të bëra ndaj tij nga Vulin.

Lexo Edhe:

“Faktet janë si më poshtë: në Srebrenicë është kryer gjenocidi, këtë e kanë vendosur gjykatat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, juridiksionin e të cilave Serbia e njeh. Serbët si popull nuk janë kolektivisht përgjegjës për gjenocidin, por një politikë kriminale që ka emër dhe mbiemër, dhe Aleksandar Vulin ishte pjesë e saj në vitet 1990. Vetëm Vulin, Vuçiq, Dodik dhe të ngjashmit e tyre gënjejnë me këmbëngulje se si dikush dëshiron t’i kthejë serbët në një komb gjenocidal. Ata filluan të kryejnë krime duke e shpallur të gjithë kombin kroat gjenocidal, 35 vjet më parë. Sot ata do ta shtynin tërë popullin serb në humnerë dhe do ta shpallnin gjenocid, vetëm për t’u larguar nga përgjegjësia e tyre për promovimin e politikës së krimeve të luftës.

Jo të gjithë serbët janë kujdestarë të murales së kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, siç është Vulin. Krimet e luftës nuk kanë parashkrim, spiunazhi kundër interesave të vendit të vet është vepër penale e tradhtisë së lartë, e cila nuk ka parashkrim. Dhe turpi i shpalljes së popullit të tyre gjenocidal përgjithmonë”, tha Gruhonjiq.