Deda: Franca dhe Gjermania e bënë të qartë, pa Asociacion s’ka anëtarësim në Këshillin e Evropës - Gazeta Express
string(93) "deda-franca-dhe-gjermania-e-bene-te-qarte-pa-asociacion-ska-anetaresim-ne-keshillin-e-evropes"

Deda: Franca dhe Gjermania e bënë të qartë, pa Asociacion s’ka anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 7:45

Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se edhe Franca edhe Gjermania, e bënë të qartë se Kosova, pa themelim të Asociacionit s’ka anëtarësim në Këshill të Evropës.

Këtë Deda e tha në Rubikon, ndërsa u shpreh se Këshilli i Evropës, është një paradhomë për integrim evropian, sepse është institucioni më i vjetër evropian ku matet sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut.

Lexo Edhe:

”Është edhe një prej kritereve për anëtarësim në BE, dhe në fund mos t’na duket ëndërr ai anëtarësim sepse Mali i Zi në 2028-ën ka mundësi të anëtarësohet. Ata ndërmorën hapa që plotësojnë kushtet e BE-së, dhe ata në fund të vitit vetëm mund t’i mbyllin të gjithë kapitujt negociues dhe datën e kanë në 2028-ën”. ”Mali i Zi, që është kojshi i Kosovës. E ne merremi a ta dërgojmë Asociacionit apo jo”.