Duka reagon me një telegram ngushëllimi pas vdekjes së futbollistit të ri, Erion Kajtazi - Gazeta Express
string(87) "duka-reagon-me-nje-telegram-ngushellimi-pas-vdekjes-se-futbollistit-te-ri-erion-kajtazi"

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 13:31

Duka reagon me një telegram ngushëllimi pas vdekjes së futbollistit të ri, Erion Kajtazi

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 13:31

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ngushëlluar familjen e Erion Kajtazit, i cili vdiq të shtunën.

17-vjeçari vdiq pasi pësoi atak kardiak gjatë një ndeshje me skuadrën e tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duka, në emër të komunitetit të futbollit shqiptar, i shprehi ngushëllime edhe Trepçës ’89, si dhe FFK-së.

“Thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të FC Trepça ‘89 dhe i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi! 17-vjeçari pësoi një ata kardiak në fushë gjatë një ndeshjeje kampionati dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë. Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit. Njëkohësisht duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla. U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!”, ka shkruar Duka. /Gazeta Express/