U hap edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letersinë dhe Kulturën Shqiptare - Gazeta Express
string(92) "u-hape-edicioni-i-40-te-i-seminarit-nderkombetar-per-gjuhen-letersine-dhe-kulturen-shqiptare"

U hap edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letersinë dhe Kulturën Shqiptare

Arte

Gazeta Express

15/08/2022 15:27

Sot u hapë edicioni më i ri i seminarit ndërkombëtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore në fushën e albanologjisë dhe ka për qëllim ngritjen e nivelit të studimit në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Seminari që organizohet nga Fakulteti i Filologjisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë do të zgjasë deri më 26 gusht dhe do të ketë aktivitete përgjatë dy javëve, si kurse të gjuhës shqipe, vizita të ndryshme në asete të trashëgimisë kulturore në vend e tryeza të doktorantëve.

Lexo Edhe:

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës, Bernard Dosti, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, drejtorja e seminarit, Dhurata Shehri si dhe shumë profesorë, albanologë, studentë të Universitetit të Prishtinës.

Edicioni i 40-të i seminarit do të ketë mbi 150 pjesëmarrës të cilët do të mbajnë ligjërata e kurse të ndryshme për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

/Gazeta Express