Benzema në mesin e legjendave të Realit, e kalon me gola edhe Raulin - Gazeta Express
string(67) "benzema-ne-mesin-e-legjendave-te-realit-e-kalon-me-gola-edhe-raulin"

Benzema në mesin e legjendave të Realit, e kalon me gola edhe Raulin

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 8:45

Karim Benzema nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sulmuesi francez ishte protagonist tek Real Madridi edhe mbrëmë në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku shënoi gol në fitoren 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Lexo Edhe:

Dhe, ky gol ishte mjaft domethënës për veteranin e sulmit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai në fakt e kaloi legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit.

“BigBen” arriti në kuotën e 324 golave me “Los Blancos”, ndërsa ish-sulmuesi spanjoll i kishte realizuar 323 gola.

Vetëm Cristiano Ronaldo me 450 gola është përpara Benzemas në krejt historinë e klubit tmë të suksesshëm në botë.

Edhe pse është 34 vjeç, ish-sulmuesi i Lyonit e ka arritur kulmin e karrierës dhe është i vendosur për të thyer rekorde të reja dhe për të fituar trofe të tjerë me klubin.

Ai po ashtu është favorit absolut për ta fituar Topin e Artë për sivjet pasi e ndihmoi Realin ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, plus tash edhe Superkupën e Evropës. /Gazeta Express/