Momenti kur portugezi Silva i bie me shuplakë kosovarit Emir Sahiti - Gazeta Express
string(67) "momenti-kur-portugezi-silva-i-bie-me-shuplake-kosovarit-emir-sahiti"

Momenti kur portugezi Silva i bie me shuplakë kosovarit Emir Sahiti

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 22:06

Hajduku i Splitit ka arritur që të kalojë tutje në fazën e play offit të Ligës së Konferencës duke e mposhtur skuadrën portugeze në rrethin e tretë, Vitoria de Guimares

Hajduku arriti që ta ruante epërsinë që e kishte fituar në Split javën e kaluar, ku mposhti portugezët me rezultat 3-1.

Lexo Edhe:

Vitoria arriti që të fitonte sonte me rezultat 1-0 por që nuk mjaftoi që kjo skuadër ta largonte nga kjo garë europiane Hajdukun.

Kur po zhvillohej minuta e 45-të mesfushori ofensivë i Victorias shkon dhe e godet në fytyrë sulmuesin e krahut të Kosovës, Emir Sahiti.

Megjithatë, përkundër gjestit të tij Silva ndëshkohet vetëm me karton të verdhë.

Megjithatë, ai del nga loja në minutën e 77-të, pas ndëshkimit për herë të dytë me karton të verdhë. /GazetaExpress/