Chelsea dhe United në garë për futbollistin kroat - Gazeta Express
string(49) "chelsea-dhe-united-ne-gare-per-futbollistin-kroat"

Chelsea dhe United në garë për futbollistin kroat

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 17:39

Chelsea janë të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin anësor kroat të Celticut, Josip Juranovic, shkruan 90, transmeton GazetaExpress. Për të interesim ka shfaqur edhe United dhe Atletico Madrid

Blutë kanë punuar shumë për të forcuar mbrojtjen gjatë kësaj vere dhe deri me tani kanë përfunduar marrëveshjet për blerjen e Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella që ju kanë kushtuar atyre më shumë së 100 milionë funte.

Lexo Edhe:

Ata po ashtu kanë zgjatur kontratën e Cesar Azpolicueta edhe për dy vite të tjera, por ende po kërkojnë opsione të tjera në mbrojtje.

Bisedimet për një marrëveshje me mbrojtësin e Leicester, Wesley Fofana janë duke vazhduar dhe tani ata dëshirojnë të sjellin edhe një tjetër mbrojtës anësorë.

Denzel Dumfries dhe Kyle Walker-Peters janë në listën e tyre të dëshirave por Chelsea tani është duke punuar për ta sjell edhe Juranovic.

Juranoviç pati një debutim të mirë në sezonin e kaluar në Skoci të Celtic, pasi ju bashkua këtij klubi nga Legia Warsaw për 2.5 milionë funte dhe ishte edhe në “Skuadrën më të mirë të Premiershipit në Skoci”.

Një numër i madh i klubeve kanë shprehur interesimin tashmë për Juranovic, ku përpos Chelseat në garë është edhe United por edhe gjigantët spanjoll, Atletico Madrid.

“Shpresoj që të këtë diçka në këtë tregime, por të flas drejt nuk e kam pyetur trajnerin tim për këtë gjë. Nuk shqetësohem nga të tilla gjëra”, ka thënë ai për RTL. /GazetaExpress/