Protesta e PD, 1200 policë "blindojnë" kryeministrinë, Rama largohet nga Tirana! Rrugët që bllokohen - Gazeta Express
string(107) "sot-protesta-e-pd-1200-police-blindojne-kryeministrine-rama-largohet-nga-tirana-ja-cilat-rruge-do-bllokohen"

Protesta e PD, 1200 policë “blindojnë” kryeministrinë, Rama largohet nga Tirana! Rrugët që bllokohen

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2022 9:05

Në orën 19:00 pranë kryeministrisë do të zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Policia e Shtetit ka marrë masa për protestën. Burime pranë uniformave blu thanë se pritet të angazhohen përafërsisht 1200 efektivë të komisariateve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, por edhe agjentë civilë të cilët do të jenë në terren për të konstatuar paligjshmëri.

Lexo Edhe:

Lexo edhe: Sot në 19:00 protesta, Berisha: Është vetëm fillimi, vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës

Gjithashtu në kuadër të protestës do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; rruga “Gjergj Fishta”; bulevardi “Bajram Curri” bulevardi Zhan D’Ark

Duke qenë se Berisha ka paralajmëruar pjesëmarrje masive, kërpudhën e rindërtuar pas shkatërrimit të së parës nga protestuesit e dikurshëm të opozitës, Rama e zhvendosi nga lulishtja në hyrje të kryeministrisë.

Burime nga kryeministria për gazetën Express në Shqipëri bëjnë me dije se dhe vetë kryeministri Rama ditën e sotme do të jetë në Vlorë në ceremoninë e hapjes së Bypassit të Vlorës. Nuk dihet nëse kjo ka qenë më agjendën e Ramës, apo nëse kryeministri po largohet nga Tirana për shkak të protestës.

Berisha ka deklaruar se largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin.

“Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve. Ju garantoj se Shqipëria ka çdo kusht sot që të zhdukë varfërinë ekstreme në Shqipëri. Zhdukja e varfërisë ekstreme nënkupton një minimum jetik. A ekziston mundësia e përcaktimit të një minimumi jetik, ekziston plotësisht. Është plotësisht e përballueshme, mjafton që të ketë vullnet qeveria që të mos shohë njerëz që vuajnë për kafshatën, për ilaçin, për kushtet më minimale të ekzistencës së tyre”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD foli dje për skenarët e protestës së nesërme. Ai paralajmëroi të gjithë policët, që të mos dhunojnë dhe të mos provokojnë protestuesit. Kurse kryeministrit Edi Rama i tha që të mendojë sa më parë dorëheqjen.

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se çdo presion,çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar, popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve, që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë. Opozita zbret në shesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”, tha Berisha. /Express