Sot në 19:00 protesta, Berisha: Është vetëm fillimi, vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës - Gazeta Express
string(77) "pak-ore-para-flet-berisha-sot-inaugurohet-procesi-i-largimit-te-ketij-regjimi"

Sot në 19:00 protesta, Berisha: Është vetëm fillimi, vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2022 11:00

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat në mjediset e Kuvendit lidhur me protestën që pritet të nisë pak orë më vonë.

Ai tha se si çdo protestë edhe kjo e sotmja ka skenarin e saj. “Kundër politikës së çpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimit të votës dhe sistemeve elektorale, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët.

Lexo Edhe:

Dua të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 para kryeministrisë për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i kleptokratik i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Jashtë parlamentit Berisha theksoi se protesta e sotme është inaugurimi i procesit të largimit nga pushteti i Kryeministrit Rama.

Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri sa të arrijnë këtë qëllim.

Cili është skenari i protestës?

Berisha: Protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim.

Do vijojnë protestat?

Berisha: Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor.

/Express