Berisha flet për skenarët e protestës, paralajmërim policisë: Mos provokoni, do merrni ndëshkim ligjor - Gazeta Express
string(100) "berisha-flet-per-skenaret-e-protestes-paralajmerim-policise-mos-provokoni-rama-te-mendoje-doreheqjen"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:14

Berisha flet për skenarët e protestës, paralajmërim policisë: Mos provokoni, do merrni ndëshkim ligjor

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:14

Ish kreu i PD Sali Berisha ka folur për skenarët e protestës së nesërme para kryeministrisë. Ai paralajmëroi të gjithë policët, që të mos dhunojnë dhe të mos provokojnë protestuesit. Kurse kryeministrit Edi Rama i tha që të mendojë sa më parë dorëheqjen.

“Një thirrje për çdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeveritarëve të qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht e ndezur. Pakënaqësi dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Mos të harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë nuk mund ta mposhtë. Ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se çdo presion,çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar, popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve, që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë. Opozita zbret në shesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”, tha Berisha.

Lexo Edhe:

Lexo edhe: Berisha: Nesër protestë epike, do mbushet Bulevardi! Largimi i qeverisë, hap jetik

I pyetur se cilët do jenë skenarët e protestës nesër dhe a do tentohet të hyhet në Kryeminisri, Berisha tha: Skenarët e protestës janë të qartë, s’është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.

Komunikimi i Berishës për gazetarët:

Sali Berisha: Ky libër është një manifest i kauzave të drejta, i kauzave të dhunuara të qytetarëve shqiptarë, kauzave të cilat janë një thirrje për çdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht, do të thosha, e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin, pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Të mos harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë s’mund ta mposhtë, ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës.

Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperatuart janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë dhe protestojnë kundër këtij regjimi. Nesë pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”.

Pyetje: Z.Berisha, në lidhje me agjendën, do të niseni nga selia blu? Dhe nëse keni biseduar me kryetarët e degëve, sa do të jetë numri i protestuesve nesër?

Sali Berisha: Më lejoni të përshëndes para jush autorët e himnit të protestës së 7 korrikut, Renis Gjokën dhe Big Bastën. Të cilët me një pasion dhe me kreativitet i dhanë protestës barrakudën e saj.

Pyetje: Cilët do të jenë skenarët e protestës së nesërme? Do tentohet hyrja në Kryeministri? Sa do të jenë numri i pjesëmarrësve?

Sali Berisha: Pjesëmarrësit kam një numër që do të jetë një protestë gjigante, masive, por që të më kërkoni numër të saktë mua, mos gaboni, se dy gjëra nuk merrni kurrë nga unë, përqindje, parashikime në përqindje dhe numër.

Pyetje: Cili do të jetë skenari i protestës?

Sali Berisha: Skenari i protestës është i qartë, betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.

Pyetje: Zoti Berisha, në këtë protestë ju do të udhëhiqni, apo do të udhëhiqeni?

Sali Berisha: Të gjitha opsionet janë të mundshme, plotësisht, edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin.

Pyetje: Të nesërmen e protestës…?

Sali Berisha: Beteja vazhdon. Nuk ka të ndalur!

/Express