Neser protesta, kryeministria heq Kërpudhën e artistit gjerman - Gazeta Express
string(61) "neser-protesta-kryeministria-heq-kerpudhen-e-artistit-gjerman"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:38

Neser protesta, kryeministria heq Kërpudhën e artistit gjerman

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:38

Protesta e së enjtes e thirrur nga Sali Berisha, do të nisë nga selia blu ndërsa do të marshohet drejt kryeministrisë. Aty do të mbahen fjalime, që do të përmbyllen me fjalën e Sali Berishës.

Ditën e sotme në një dalje për mediat, Ish kryeministri ka akuzuar Edi Ramën se ka abuzuar me paratë e qytetarëve e për këtë arsye duhet të mendojë dorëheqjen. Berisha paralajmëroi uniformat blu që të mos provokojnë protestuesit nesër.

Lexo Edhe:

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se cdo presion, cdo qëndrim, cdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar, popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve, që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë. Opozita zbret në shesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”, tha Berisha.

Në krah të Berishës u shfaq edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, i cili tha se protestës së Berishës do t’i bashkohet për shkak të rritjes së çmimeve.

Një ditë para protestës, Kryeministria ka marrë masa. Ashtu si kurse në çdo protestë e zhvilluar, edhe kësaj here është bërë zhvendosja e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.