La Liga me postim special për Muriqin pasi e ndihmoi Mallorcan të mbetet në ligë - Gazeta Express
string(80) "la-liga-me-postim-special-per-muriqin-pasi-e-ndihmoi-mallorcan-te-mbetet-ne-lige"

La Liga me postim special për Muriqin pasi e ndihmoi Mallorcan të mbetet në ligë

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 8:59

Vedat Muriqi ishte lojtar mjaft i rëndësishëm i Mallorcas këtë sezon.

Lexo Edhe:

Sulmuesi kosovar u transferua në ekipin ishullor gjatë janarit në formë huazimi nga Lazio.

Dhe, nga ajo kohë, ai i realizoi 5 gola dhe e ndihmoi ekipin edhe në forma të tjera, me angazhim të pashoq dhe me asistime, shkruan “Gazeta Express”.

28 vjeçari kontribuoi edhe në fitoren e fundit dhe vendimtare ndaj Osasunës duke asistuar në golin e parë, të shënuar nga Rodriguez.

E paraqitjen e përfaqësuesit kosovar, por edhe kontributin e tij përgjatë këtyre muajve, e ka përshëndetur edhe La Liga përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Duartrokitja e lumturisë”, ka shkruar La Liga në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke e postuar njëkohësisht një fotografi të Muriqit, i cili po festonte së bashku me tifozët në xhiron e fundit të sezonit.

Muriqi pritet të largohet nga Spanja në ditët në vazhdim pasi Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij.

Ai do të rikthehet përkohësisht në Lazio, e cila e mban kartonin e tij, e më pas me gjasë mund të rikthehet në Turqi, ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe Galatasaray. /Gazeta Express/