Hapet Pavijoni i Kosovës në Edicionin e 75-të të Festivalit të Kanës - Gazeta Express
string(68) "hapet-pavijoni-i-kosoves-ne-edicionin-e-75-te-te-festivalit-te-kanes"

Hapet Pavijoni i Kosovës në Edicionin e 75-të të Festivalit të Kanës

Arte

Gazeta Express

19/05/2022 16:34

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se për të njëmbëdhjetin vit me radhë do të prezantohet në festivalin e Kanës.

Komunikata e plotë:

Lexo Edhe:

Për të njëmbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezantohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Në këtë edicioni të 75-të, me 21 maj, Republika Kosovës do të nënshkruaj marrëveshje ndërshtetërore për bashkëprodhim kinematografik me Republikën e Francës. Kjo marrëveshje përveç që do të zyrtarizoj bashkëprodhimet filmike Kosovaro-Franceze, ajo do të hapë rrugë për bashkëprodhime të reja dhe do të përforcojë bashkëpunimin në mes të dy qendrave të filmit, QKK-së së Kosovës dhe CNC-së së Francës.

Ndërsa, me 24 maj, do të shfaqet premiera e filmit të radhës nga vëllezërit Dardenne ‘Tori and Lokita’, ku aktori i njohur kosovar Alban Ukaj luan rrolin e Betimit.

Ndër të tjera, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, do të këtë takime dhe inicime të marrëveshjeve të ardhshme ndërshtetërore, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.

/Gazeta Express