Çeku: Të shtunën nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën - Gazeta Express
string(81) "ceku-te-shtunen-nenshkruajme-marreveshjen-e-bashkeprodhimit-te-filmave-me-francen"

Çeku: Të shtunën nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën

Arte

Gazeta Express

16/05/2022 12:39

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim lidhur me për negocimin e Marrëveshjes sa Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave Shtetërore dhe Autoritetit të Arkivave të Izraelit në fushën e Arkivave.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie, me ç’rast njoftoi se të shtunën do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit të filmave me Francën.

Lexo Edhe:

“Këtë të shtunë do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për në nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme, që hap mundësi ë reja për filmbërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes shteteve”, tha Çeku.

Çeku tha se MKRS-ja po bën thirrje për mbështetje financiare në art dhe trashëgimi kulturore për organizatat dhe artistes, me ç’rast kanë pranuar rreth 400 aplikime, krejt kjo në vlerë prej 2.3 milionë eurove. /EO