Dembele rikthehet në stërvitje, i gatshëm për sfidën e radhës - Gazeta Express
string(60) "dembele-rikthehet-ne-stervitje-i-gatshem-per-sfiden-e-radhes"

Dembele rikthehet në stërvitje, i gatshëm për sfidën e radhës

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 23:41

Barcelona është e përqendruar në rikuperim tani me disa lojtarë që janë lënduar në fillim të sezonit 2021/22.

Një gjë pozitive është se sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka filluar përsëri stërvitjen me skuadrën dhe ai duket se po bën përgatitjet finale para rikuperimit të plotë nga lëndimi i tij. 

Lexo Edhe:

Francezi pësoi një problem në kofshën e djathtë, gjë që e ka përjashtuar atë për të gjithë sezonin e deritanishëm.

Dembele po përparon aq mirë sa mund të jetë në dispozicion të Ronald Koeman për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës kundër Rayo Vallecano të mërkurën. /Gazeta Express/