Teologu Cako: Ja si mund të kuptojmë që dikujt “i ka rrëmbyer” shpirtin djalli - Gazeta Express
string(75) "teologu-cako-ja-si-mund-te-kuptojme-qe-dikujt-i-ka-rrembyer-shpirtin-djalli"

Teologu Cako: Ja si mund të kuptojmë që dikujt “i ka rrëmbyer” shpirtin djalli

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2021 12:44

Teologu Miron Çako i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ka shpjeguar se si mund kuptojmë që dikush është i poseduar nga një frymë dinake.

Ndër të tjera ai ka thënë se ky person nuk ndjehet mirë dhe brenda tij ai ndihet i dytëzuar.

Lexo Edhe:

“Mrekullia e parë që ka bërë djalli është se shumica e njerëzve besojnë se ai nuk ekziston, por ai ekziston dhe vepron. Shenjat janë kur një njeri ndihet i poseduar nga një frymë dinake, ai psikologjikisht nuk është më normal, brenda tij ai ndihet i dytëzuar. Domethënë në mendjen e vetë, ndjehet sikur ka një person tjetër që e ngushton mendërisht, pra e fut në mendime. Këto mund të jenë mendime imorale, perverse, vrastare, urretje. Njëriu bëhet një qenie nervoze, në çdo fjalë ai reagon shumë agresiv, pastaj mund të kalojë edhe në shkallët shumë ekstreme, sa bëhet i pamenaxhueshëm”.

Gjithashtu, teologu është shprehur se ka një mënyrë që këta njerëz mund të trajtohen, por nuk janë medikamentet mjekësore.

“Këta njerëz nuk mund të trajtohen vetëm me medikamente mjekësore, por këta duan një lutje për të larguar këtë frymë demoniake nga këta njerëz që janë të poseduar”.