11 të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke - Gazeta Express
string(62) "11-te-vdekur-pas-rrezimit-te-nje-helikopteri-te-ushtrise-turke"

11 të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke

Gazeta Express

04/03/2021 22:41

Të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer të lartë vdiqën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Turqinë lindore të Enjten, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Nga ky aksident mbetën të plagosur dy persona, shkruan Anadoly Agency, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Numri i dëshmorëve tanë është rritur në 11. Ne dëshirojmë mëshirën e Allahut mbi dëshmorët tanë dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre të çmuara,” tha ministria në Twitter.

Kontakti me helikopterin ushtarak të tipit Cougar, i cili u ngrit nga provinca lindore Bingol për rrethin Tatvan të Bitlis në 1.55 pasdite me kohën lokale, humbi në 2.25 pasdite.

“Përpjekjet janë duke u zhvilluar për transferimin e personelit tonë të plagosur në spital,” tha ministria.