Puyol tallet me yllin e Sevillës, pas fitores së Barcelonës - Gazeta Express
string(58) "puyol-tallet-me-yllin-e-sevilles-pas-fitores-se-barcelones"

Puyol tallet me yllin e Sevillës, pas fitores së Barcelonës

Futboll

Gazeta Express

04/03/2021 9:36

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, gjeti kënaqësinë për ta tallur Suson në rrjetin social Twitter, pas fitores së Barçës me rikthim kundër Sevillës në Kupën e Mbretit.

Barcelona e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim dhe i duhej një mrekulli tjetër për ta siguruar finalen.

Lexo Edhe:

Ousmane Dembele e kaloi Barçën në epërsi në fillim të takimit, para se Gerard Pique ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë me një gol me kokë në çastet e fundit, duke ia mundësuar Martin Braithwaite ta shënojë golin e kualifikimit në finale, raporton Gazeta Express.

Pas ndeshjes së parë, Suso e kishte quajtur qaraman Pedrin e Barcelonës, pasi ky i fundit kishte thënë se Barçës iu mohua një penallti.

Në ndeshjen e kthimit, Pedri luajti rol kyç në triumfin e Barcelonës.

Puyol iu përgjigj reagimit të Susos në Twitter nga ndeshja e parë, duke shkruar: “Natën e mirë!” /Gazeta Express/