Plagosi rëndë në kokë një të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Fier - Gazeta Express
string(64) "plagosi-rende-ne-koke-nje-te-mitur-arrestohet-19-vjecari-ne-fier"

Plagosi rëndë në kokë një të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 8:34

Një 19-vjeçar në Fier është arrestuar pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur.

Mësohet se i riu E. R., banues në Strum të Roskovecit është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin Sh. M.

Lexo Edhe:

Ndërkohë si pasojë e goditjeve, i mituri ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.