Starti më i keq ndonjëherë për Zidane - Gazeta Express
string(37) "starti-me-i-keq-ndonjehere-per-zidane"

Starti më i keq ndonjëherë për Zidane

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 14:32

Humbja e Real Madridit ndaj Athletic Bilbaon ishte ndeshja e tyre e 25-të deri më tani këtë sezon dhe raporti i deritanishëm nuk shkon aspak në favor të Zinedine Zidane. 

Ky ka qenë fillimi i tij më i keq në një sezon të plotë në rolin e trajnerit te Real Madrid: 14 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje.

Lexo Edhe:

Los Blancos kaluan fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e fundit kundër Borussia Monchengladbach, shkruan Gazeta Express. 

Në sezonin e kaluar kur edhe e fituan titullin e La Ligës, skuadra e Zidane kishte vetëm dy humbje në të njëjtën fazë, një në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve. 

Ky sezon ka qenë i keq në krahasim me atë të kaluarin, kurse Atletico Madrid tani ka mundësinë për të shkuar 10 pikë larg rivalëve të tyre të qytetit në garën për titull. /Gazeta Express/