Rrahje në Barilevë të Podujevës, arrestohen 5 persona, njëri nga ta përfundon në spital - Gazeta Express
string(85) "rrahje-ne-barileve-te-podujeves-arrestohen-5-persona-njeri-nga-ta-perfundon-ne-spital"

Rrahje në Barilevë të Podujevës, arrestohen 5 persona, njëri nga ta përfundon në spital

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 10:25

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Sipas raportit 24 orësh, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një mjet i fort.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Fsh. Barilevë, Prishtinë / 28.04.2024 – 12:05. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë përfshi në rrahje dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime pasi ishte godit me mjet të fortë dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.