Dinamo e Lirim Kastratit kalon në fazën e nokautit në Europa Ligë - Gazeta Express
string(65) "dinamo-e-lirim-kastratit-kalon-ne-fazen-e-nokautit-ne-europa-lige"

Dinamo e Lirim Kastratit kalon në fazën e nokautit në Europa Ligë

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 20:50

Pavarësisht se kishte një grup të fortë ku bënin pjesë skuadra si Feyenoord, Wolfsberger e CSKA e Moskës, Dinamo e Zagrebit ka arritur që ta mund sot në shtëpi Feyenordin dhe të këtë 11 pikë në Grupin K, madje duke u kualifikuar si e para në grup

Skuadra e Lirim Kastratit, Dinamo Zagreb është kualifikuar në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë, madje atë nga vendi i parë pasi që sot mposhti me rezultat 0-2 Feyenoordin në Holandë.

Lexo Edhe:

Ishte një ndeshje që Dinamo arriti që ta menaxhojë shumë mirë dhe në fund edhe u kthye me rezultat pozitiv nga ajo.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Dinamon ku kroatët patën disa sulme në drejtim të portës së Feyenoordit.

Goli erdhi në minutën pesë shtesë të pjesës së parë dhe ishte një gol që u shënua pasi që atë e nxerri pikërisht sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Në pjesën e dytë, Feyenoord u mundua që ta barazonte rezultatin por nuk ja arriti pasi që Dinamo do të shënonte përsëri.

Kësaj radhe nga ndeshja e hapur ku gol shënoi Meyer në minutën e 53-të me asistim të Ademit.

Minutat tjera i takuan vendasve të cilët patën shumë tentime në drejtim të portës por kroatët prapë arritën të mbahen mirë dhe ta mbajnë portën të paprekur.

Dinamo tashmë prin në Grupin K më 11 pikë, katër më shumë se Wolfsberger që fitoi sonte në Moskë kundër CSKA-së.

Kështu Dinamo Zagreb do të kualifikohet si liderë e Grupit K në fazën e nokdaunit ku dso të marrin pjesë 32 skuadra nga shtetet anëtare të UEFA-së. /GazetaExpress/