Haaland rrugës për t’i “thyer” rekordet e Messit dhe Ronaldos - Gazeta Express
string(58) "haaland-rruges-per-ti-thyer-rekordet-e-messit-dhe-ronaldos"

Haaland rrugës për t’i “thyer” rekordet e Messit dhe Ronaldos

Sport

Gazeta Express

29/11/2020 23:54

Erling Braut Haaland nuk është më një befasi.

Talenti 20-vjeçar po vazhdon me formën impresionuese edhe edicionin 2020/21.

Lexo Edhe:

Statistikat e tij janë aq mbresëlënëse sa menjëherë të shkon mendja te Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët gjithmonë pothuajse shënonin më shumë se sa që luanin ndeshje.

14 ndeshje në total, 17 gola – tregojnë më së miri formën që po kalon 20-vjeçari, i cili është rrugës për të kapur shifrën e 100 golave në futbollin profesionist. Aktualisht ka shënuar 82 gola.

Këtë sezon, në Bundesliga ai ka shënuar 10 gola në tetë ndeshje dhe po lufton me Lewandowskin për Këpucën e Artë.

Haaland tashmë ka zgjuar interesimin e gjigantëve italian dhe nëse vazhdon me këtë formë, s’do të qëndrojë edhe gjatë në Borussia Dortmund. /Gazeta Express/