Momente relaksi te "Shefqet Ndroqi", Ansambli i Këngëve dhe Valleve mban koncert për pacientët me Covid - Gazeta Express
string(100) "momente-relaksi-te-shefqet-ndroqi-ansambli-i-kengeve-dhe-valleve-mban-koncert-per-pacientet-me-covid"

Momente relaksi te “Shefqet Ndroqi”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve mban koncert për pacientët me Covid

Gazeta Express

25/11/2020 12:23

Një panoramë ndryshe është paraqitur sot nga spitali “Shefqet Ndroqi” ,i cili njihet si Covid 2, pasi Ansambli i Këngëve dhe Valleve ka zhvilluar një koncert, në mbështetje të të sëmurëve, por edhe mjekëve të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte. Synimi i këtij koncerti ishte t’ju dhuronin pak momente relaksi dhe qetësie pacientëve dhe mjekëve, që po luftojnë çdo ditë me koronavirusin.

Ansambli u vendos në ambientet e jashtme të spitalit, ndërsa pacientët dhe mjekët e ndoqën nga ballkoni.

Lexo Edhe:

Disa prej tyre nxorën telefonat e tyre duke filmuar koncertin, por nuk munguan edhe ato që ja morrën edhe valles.

Pacientët me covid kanë nevojë për mbështetje morale, për të përballuar sa më lehtë vështirësitë që po kalojnë, në këto momente të vështira që po has vendi.