Pas kësaj fotoje, u rikthyen dyshimet se gruaja në krah të Trump nuk është Melania - Gazeta Express
string(81) "pas-kesaj-fotoje-u-rikthyen-dyshimet-se-gruaja-ne-krah-te-trump-nuk-eshte-melania"

Pas kësaj fotoje, u rikthyen dyshimet se gruaja në krah të Trump nuk është Melania

Gazeta Express

26/10/2020 18:57

Një fotografi e Zonjës së Parë të SHBA’së ka shkaktuar ringjalljen e një teorie konspirative që qarkullon prej kohësh. Shumë njerëz besojnë se Donald Trump përdor një sozi për të zëvendësuar gruan e tij në dalje të ndryshme publike.

Hashtagu #FakeMelania filloi të bëhej trending në Twitter në fundjavë, kjo pasi u shfaq një foto e Melania Trump që hipte në helikopter për debatin presidencial në Nashville së bashku me presidentin.

Lexo Edhe:

Në foto, Zonja e Parë mban syze dielli, por vëzhguesit online theksuan se buzëqeshja dhe dhëmbët e saj dukeshin shumë ndryshe nga pamja e saj e zakonshme.

Kjo teori konspirative nuk është e re. Për disa vite ka pasur spekulime se Trump punëson një njeri për të zëvendësuar gruan e tij kur ajo nuk dëshiron ta shoqërojë atë në udhëtimet e fushatës.

Në të kaluarën, njerëzit kanë veçuar fotografi që tregonin se gjatësia e Melania Trump ishte e ndryshme në foto të ndryshme, si dhe elementë të tjerë të pamjes së saj.

Vetë Presidenti e ka quajtur teorinë “fake news”, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të njëjtën gjë bënë edhe së fundmi, pasi fotoja e asaj që thuhet se është Melania po bën xhiron e rrjetit.

Rreth spekulimeve të ‘FakeMelania’, ka komentuar edhe regjisori i filmave, Zack Bornstein, i cili shkroi:

“E vetmja gjë që do të më mungojë nga kjo administratë është ndërrimi i Melanive të reja, duke pretenduar që ne nuk do ta vëmë re.”

Dhe kaq u desh që njerëzit të rikthenin edhe një herë në vëmendje të gjitha Melaniat që kemi parë përkrah presidentit.