Përplasje mes LDK-së dhe PDK-së: Nuk është mirë të keqpërdoret pozita e kryetarit të komisionit - Gazeta Express
string(93) "perplasje-mes-ldk-se-dhe-pdk-se-nuk-eshte-mire-me-keqperdor-poziten-e-kryetarit-te-komisionit"

Përplasje mes LDK-së dhe PDK-së: Nuk është mirë të keqpërdoret pozita e kryetarit të komisionit

Gazeta Express

21/10/2020 11:59

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, i cili është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se po çuditet nga qasja e PDK-së për projektkodin civil të Kosovës.

Ai tha se dy përfaqësues të PDK-së në komision kanë votuar për, ndërsa tani nuk e kupton se pse tani qasja e PDK-së është ndryshe.

Lexo Edhe:

Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i anëtarit të PDK-së në këtë komision, Abelard Tahiri. Ai tha se ka votuar për që projektkodin ta dërgojë në seancë që të diskutohet, por se nuk ka thënë që do ta votojë.

“Normalisht u nxita nga deklarimi i kryetarit të komisionit për legjislacion. Nuk është mirë me keqpërdor pozitën e kryetarit të komisionit. Ne kemi thënë që ne e votojmë e mbështesim që ta dërgojmë në seancë, por nuk thamë që do ta votojmë për. Edhe kjo seancë po shihet se sa e përgjegjshme është kjo mazhorancë”, tha Tahiri. /Express/