Vetëvendosje – Shpend Ahmetit: Nuk do të jetësohet ideja e taksës prej 10 euro - Gazeta Express
string(75) "vetevendosje-shpend-ahmetit-nuk-do-te-jetesohet-ideja-e-takses-prej-10-euro"

Vetëvendosje – Shpend Ahmetit: Nuk do të jetësohet ideja e taksës prej 10 euro

Gazeta Express

20/10/2020 7:02

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka thënë se ideja e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur një tarifë prej dhjetë euro për hyrje në kryeqytet është ide e kotë dhe diskriminuese.

“Të dalësh dhe të deklarosh në media taksë prej dhjetë euro pa shpjeguar asnjë detaj tjetër është qesharake. I thirri të gjitha mediat për ta prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ndërsa hodhi pluhur kaq të madh për këtë çështje”, është shprehur Azemi.

Lexo Edhe:

“Nuk do të jetësohet kjo ide. Besoj se këtë e kanë ndaluar qytetarët e Prishtinës janë deklaruar se janë kundër një politike të tillë që është e pashpjegueshme dhe është diskriminuese”.

Azemi ka thënë se plani i Vetëvendosjes ka qenë për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të qytetit, por jo edhe tarifa hyrëse.

Ai në Klan Kosova ka thënë se Ahmeti nuk e ka mbajtur pothuajse asnjërin nga premtimet e dhëna për mandatin e dytë.

Për deklaratën e Komunës së Prishtinës kanë reaguar edhe nga komuna tjera të Kosovës, që e kanë kundërshtuar këtë ide.